Ndryshime në Qeverinë shqiptare, PD: Më e mira të ikte kryeministri Rama
Ndryshime të rëndësishme e kanë përfshirë sot Qeverinë e Tiranës...

Kryeministri Rama ka shkarkuar ministrin e Financave, Shkëlqim Canin, duke e zëvendësuar me ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Në vend të këtij dikasteri është vendosur zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi.
Kryeministri i ka cilësuar këto ndryshime të nevojshme me qëllim për të vijuar reformat në sektorin ekonomik. Por, këto ndryshime kanë marrë kritika të ashpra nga pozita. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se Rama po i shpërblen të gjithë ministrat që vodhën shqiptarët. Ndërsa deputeti demokrat Ristani u shpreh se ai që duhet të largohet është kryeministri, Edi Rama.
Këto ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeverisës nuk janë të parat që ndodhin gjatë mandatit të koalicionit të së majtë PS-LSI. I fundit ishte dorëheqja e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, dhe emërimi në postin e tij i Ylli Manjanit.
Blendi Klosi u vendos në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë pas largimit të Erion Veliajt dhe fitores që mori në qershor 2015 për të drejtuar Bashkinë e Tiranës. Edhe ministri Klosi mban akoma edhe mandatin e deputetit. (Luljeta Ndoka, TVM2)
