Vajgëll: Maqedonia është në udhëkryq politik
Vajgëll, ka deklaruar se "vendi është në udhëkryq politik" dhe gjithçka varet nga "zbatimi i suksesshëm i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare", të cilat eurodeputeti slloven thekson se janë caktuar më 24 prill...

Raportuesi për Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll, ka deklaruar se "vendi është në udhëkryq politik" dhe gjithçka varet nga "zbatimi i suksesshëm i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare", të cilat eurodeputeti slloven thekson se janë caktuar më 24 prill.
"Në Parlamentin Evropian është cekur fakti se Maqedonia sërish qëndron në një udhëkryq politik. Duhet që ditët në vijim të sillet definitivisht vendimi për datën e zgjedhjeve. Ndërsa, ajo datë tashmë është e caktuar në Marrëveshjen e Përzhinës, e ajo është 24 prilli. Kështu, tani duhet të përmbushen edhe të gjitha kushtet e tjera nga Marrëveshja e Përzhinës. Kjo do të thotë reforma serioze dhe të thella në rajone të ndryshme, ndërkaq si fillim Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet të paraqesë bindje se ekzistojnë kushte për atë që zgjedhjet të jenë transparente, demokratike dhe në pajtim me kushtet e larta që vendet kandidate duhet t'i përmbushin, të cilat janë standarde të BE-së", theksoi Vajgëll.
“Një nga pikat kritike është pozicioni i mediumeve në procesin parazgjedhor”, ka deklaruar mes tjerash Vajgëll.
