Seferi premton gola dhe fitore ndaj Ciko

16.02.2016 20:19

Shkupi të mërkurën me fillim në ora 21:00 në palestrën “Enver Idrizi” do të zhvillojë ndeshjen e Kupës kundër skuadrës së Ciko nga Gjevgjelia...

Shkupi të mërkurën me fillim në ora 21:00 në palestrën “Enver Idrizi” do të zhvillojë ndeshjen e Kupës kundër skuadrës së Ciko nga Gjevgjelia, e vlefshme kjo për 1/8 e finales. Çdo rezultat tjetër pos fitores së “bardhekaltërve” në këtë ndeshje do të ishte një dështim për “bardhekaltërit” të cilët synojnë që të shkojnë sa më larg në këtë garë.

Optimizmi për këtë ndeshje vërehet qartë edhe në mesin e futbollistëve, të cilët premtojnë se do të japin maksimumin dhe  se do të kualifikohen në ndeshjet çerekfinale.

“Edhe pse kundërshtari ynë është një skuadër nga Liga e Dytë, neve edhe në këtë ndeshje duhet të qasemi si në çdo ndeshje tjetër, ku imperativ do të kemi sërish fitoren. Duke pasur parasysh se zhvillohet vetëm një ndeshje, që nga fillimi presim të japim më të mirën nga vetja dhe të sigurojmë fitoren e cila do na shpiej drejt çerekfinales” – tha top realizatori i Ligës së Parë në Futsall, Erkan Seferi.

Ai beson se edhe në këtë ndeshje do të vazhdojë serinë e golave dhe se do të ndihmojë skuadrën drejt objektivit, kualifikimin për më tej. Rikujtojmë Erkan Seferi me 36 gola të shënuar në 14 ndeshje kryeson listën e golashënuesve në elitën e futsallit në vend. (futsalShkupi)