Akademi përkujtimore, 15 vjetori i luftës së UÇK-së
Ata që na e sollën lirinë, dëshmorët dhe familjet e tyre, asnjëherë nuk do të harrohen…

Kjo u tha në akademinë përkujtimore kushtuar 15 vjetorit të Luftës së UÇK-së në Tanushë.
Dëshmorët e kombit që para 15 vitesh ranë në altarin e lirisë si Muzafer Xhaferi, Shpend Mazreku, Niazi Sinani, Qemal Shaqiri, Gazmend Arifit dhe Elham Curri gjithmon do të kujtohen si dëshmi se atje ku ka dëshmorë nuk ka robëri.
Në emër të familjes së Dëshmorit Shpend Mazrekaj akademisë iu drejtua Bashkim Ramosaj, i cili tha se përkujtimi i këtij përvjetori të luftës së UÇK-së dhe Dëshmorëve ka një rëndësi të veçantë.Vlerësim të njejtë kishte edhe babai i dëshmorit, Abdulmexhit Shahini.
“Pashmangshëm më duhet të ju falenderoj në emër të Familjes Mazrekaj e cila nga gjiri i saj dhe Dëshmorin SHpend Mazrekaj, ndër Dëshmorët e pare të UÇK-së. Shpendi u bë simbol i qindra luftarëve duke na bashkuar në përpjekjet tona për liri në të gjitha trojet” – tha familjari i dëshmorit, Shpend Mazrekaj.
“Kësaj toke ia kam fal birin më të mire i cili ishte 13 vjeçarë dhe do të jem krenarë me atë sat ë jem gjallë. Nuk them se proceset nuk kanë lëvizur por I lus përfaqësuesit e pushtetit qëndror dhe lokal të punojnë më shum në realizimin e aspiratave të shqiptarëve në Maqedoni” – tha Babai i dëshmorit të Abdulmexhit Shahinit, Selajdin Shahini.
Ndërsa Fuat Beqiri djali i dëshmorit Abaz Beqiri tha se këtu jemi mbledhur me qëllimin e vetëm ti nderojmë dëshmorët.
“Të pranishmive iu drejtuan edhe deputeti i BDI-së Rafiz Halkiti dhe Kryetari I SHVL-UÇK-së Fayli Veliu” – tha Fuat Beqiri, djali i dëshmorit Abaz Beqiri.
“Ne shqiptarët edhe në 2001 edhe sot kemi dashur vbarazi me fqinjët tanë por një pjesë e fqinjëve nuk e duan atë barazi të shqiptarëve në RM, e duan një Maqedoni me qytetarë jo të barabartë. Prandaj nangel që këtë barazi, këtë amanet të dëshmorëve në të ardhmen tua sigurojmë qytetarëve shqiptarë në Maqedoni” – deklaroi deputeti i BDI-së, Rafiz Haliti.
“Ndonëse ju dhembjen e keni shum të madhe për fëmijët tuaj më të dahsur për shkëputjen e tyre si meteor nga ju dhe nga ne, kjo që dëgjuat deri tash duhet të ju bëj krenar për të bërë amanetet për të gjith ne si pjestarë të LPK-së të tri amblemave të tri UÇK-ve dhe amaneteve tjera që kanë kaluar më shum se një shekull” – tha Fazli Veliu nga SHVL- UÇK.
Akademia përfundoi me ndarjen e mirënjohjeve për kryetarin e komunës së Deçanit dhe komunës së Vitisë. (Besim Abdullahu, TVM2)
