Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë

17.02.2016 09:05

Moti në Maqedoni do të jetë stabil, gjegjësisht me diell dhe shumë i ngrohtë për këtë periudhë të vitit, me vranësira të vogla deri mesatare...

Do të fryejë erë mesatare jugore.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej shtatë deri 13, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri 23 gradë Celsius.
 
Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë. Do të fryj erë mesatare jugore.
 
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tetë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 22 gradë Celsius.
 
Të enjten do të mbizotëroj kryesisht mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa temperatura ditore e ajrit do të ulet për rreth gjashtë gradë.
 
Pastaj, do të mbizotëroj mot stabil dhe relativisht i ngrohtë, përveç të shtunës në mbrëmje kur do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.