Botë

Gjuetarë amerikanë fluturuan mbi Korenë Jugore

17.02.2016 09:21

Katër aeroplanë gjuetarë amerikanë F-22 sot fluturuan mbi Korenë Jugore si pasojë e demonstrimit të forcës ndaj Koresë Veriore...

Katër aeroplanë gjuetarë amerikanë F-22 sot fluturuan mbi Korenë Jugore si pasojë e demonstrimit të forcës ndaj Koresë Veriore pas gjuajtjes së paradokohëshme të raketave nga Pheniani dhe para fillimit të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë Jugore muajin e ardhshëm.
 
Fluturimi i aeroplanëve modern bashkëkohor, të cilët janë të padukshëm për radarët, ndërsa të cilët janë të bazuar në Okinavë, është shfrytëzimi i fundit i teknologjisë më moderne strategjike ushtarake nga SHBA-ja në Korenë Jugore, pasi që Koreja Veriore muajin e kaluar e realizoi provën e katërt bërthamore.
 
Pheniani pohon se kjo nuk ka qenë provë bërthamore, por lansim i satelitëve në kozmos./mia