Botë
Prishje të reja turke në Detin Egje
17.02.2016 09:49
Katërmbëdhjetë aeroplanë gjuajtës turk kanë hyrë pa plan për fluturim në hapësirën ajrore greke mbi Detin Egje, lajmëroi ANA-MPA...

Autoritetet greke kanë regjistruar dhjetë prishje të rregullave për lëvizje ajrore në rajonin e zonës për fluturim mbi Athinë dhe tre prishje në hapësirën nacionale ajrore në pjesë verilindore dhe juglindore të Detit Egje.
Aeroplanët turq janë takuar nga gjuajtësit grekë.
Tetë prej tyre kanë marrë pjesë në stërvitje ushtarake të forcave turke ushtarake-ajrore dhe ushtarake-detare, që mbahet në pjesën juglindore të Turqisë në skaj të ishullit grek Rodos.
Këto janë edhe një prej serive të prishjeve turke të hapësirës ajrore greke, pasi paraprakisht këtë javë gjithashtu janë regjistruar prishje të tilla të aviacionit ushtarak turk./mia
