Botë

Pentagon: Kinezët vendosën raketa në ishujt kontestues

17.02.2016 10:00

Pentagoni pohon se ka fakte se ushtria kineze ka vendosur raketa të tipit tokë-ajër në disa ishuj në Detin Jugor kinez...

Siç transmeton gazeta "Njujork tajms" për këtë shkak do të vijë deri në eskalimin e tensioneve në rajon, pasi gjithë kjo ndodh edhe pse përfaqësuesit nga Pekini pohuan se nuk do t'i militarizojnë ishujt në det, për të cilat disa shtete e cënojnë sovranitetin e Kinës.
 
Një përfaqësues anonim kinez tha se siç duket Kina ka lënë sisteme raketore të tipit "HQ-9" në ishullin Vudi, të cilin, përveç Kinës, si të vetin e konsideron edhe Vietnami edhe Tajvani.
 
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit në kumtesën zyrtare pohoi se Kina ka lënë raketa kundërajrore në ishull.
 
Një përfaqësues amerikan, i cili foli për "Njujork tajms", nuk deshi të japë informata se kur janë lënë raketat, si dhe nëse ato momentalisht janë në gjendje të veprojnë.
 
Raketat kineze "HQ-9" kanë rreze veprimi prej rreth 120 kilometrash dhe mund të shkatërrojnë aeroplanë dhe raketa të tjera balistike./mia