Botë
Tetë vjetori i Pavarësisë së Kosovës, festë dhe protesta në Prishtinë
17.02.2016 10:05
Republika e Kosovës po shënon sot tetë vjetorin e shpalljes së pavarësisë...

Me këtë rast janë paraparë një sërë aktivitetesh, përfshi edhe parakalimin e FSK-së dhe Policisë së Kosovës në qendër të Prishtinës, por edhe homazhe në qendrën memorial të Jasharajve në Prekaz, homazhe te varri i presidentit të parë, Ibrahim Rugova, dhe homazhe te varrezat e dëshmorëve.
Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku do të bëhet parakalimi, krahas qytetarëve kanë dalë edhe kryeministri, Isa Mustafa, dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi.
Por, në të njëjtin shesh, në orën 14, do të jenë të pranishëm liderët e opozitës në protestën e paralajmëruar për sot me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë.
Protesta është thirrur nga tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA.
