Maqedoni

Në 10 aksidente në Shkup, nga pesë të lënduar, dy çiklistë

17.02.2016 10:30

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej 10 aksidente rrugore...

Prej tyre, gjashtë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe dy janë me pasoja të lëndimeve trupore, ku lëndime të lehta trupore ka pësuar një shofer i automjetit transportues, një shofer i mopedit dhe një bashkudhëtar.
 
Kanë ndodhur edhe dy aksidente në të cilat lëndime të rënda trupore kanë marrë dy çiklistë.
 
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 36 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes. Pesë shoferë nuk i kanë respektuar rregullat për kalimin e automjeteve në zonën e udhëkryqit, si dhe pesë shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi këmbësorëve për të kaluar në vendkalimet e shënuara për ta, respektivisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.
 
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" dje nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 79 automjete që kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
 
Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacion rrugor pranë SPB Shkup do të mbahet ligjëratë edukative në SHF "Bratstvo" e cila gjendet në Taftalixhe, komuna e Karposhit, me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt.
 
Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit./mia