Botë

Nikolla Sarkozi akuzohet për financim ilegal

17.02.2016 11:01

Ish-presidenti francez dhe lideri aktual i partisë opozitare Republikanët, Nikolla Sarkozi është akuzuar për financim ilegal të fushatës...

Ish-presidenti francez dhe lideri aktual i partisë opozitare Republikanët, Nikolla Sarkozi është akuzuar për financim ilegal të fushatës së tij zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012, vepër për të cilën është paraparë dënim në të holla prej 3.750 euro dhe një vit burg.
 
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Parisi, ditën e djeshme Sarkozi e kaloi në marrje në pyetje tek gjykatësit hetues, të cilët pas hetimit dyvjeçar i vërejnë se e ka kaluar pragun e lejuar për financim të fushatës zgjedhore presidenciale, i cili në Francë është i kufizuar në 22,5 milionë euro.
 
Llogaria mbyllëse nga fushata zgjedhore e Sarkozit u refuzua nga Komisioni për kontroll të financimit të zgjedhjeve, vendim të cilin pastaj e konfirmoi edhe Këshilli kushtetues. Llogaria u refuzua, për shkak se është treguar se Sarkozi ka shpenzuar pak më shumë se 1,5 milionë euro nga e lejuara.
 
Por, mediat franceze publikojnë se ish-presidenti francez në fakt ka harxhuar pothuajse dyfish më shumë nga niveli i lejuar, gjegjësisht ai ka e ka tejkaluar pragun për financim të fushatës zgjedhore për shumë e cila lëvizë prej 18 deri më 30 milionë euro.
 
Vendimi i gjykatësve që të ngrejnë aktakuzë kundër Sarkozit, vjen në një moment shumë të keq për të, kur ai përgatitej ta publikojë kandidaturën e tij për president të Francës, pasi që libri i tij për disa javë u shit në 100.000 kopje, ndërsa edhe dallimi me rivalin e tij kryesor në parti Alan Zhipe filloi të zvogëlohet./mia