Botë
UNICEF: Miliona fëmijë janë të uritur në Afrikën Lindore dhe Jugore
17.02.2016 11:22
Miliona fëmijë në Afrikën Lindore dhe Jugore vuajnë nga ushqyerja e pamjaftueshme e rëndë...

Miliona fëmijë në Afrikën Lindore dhe Jugore vuajnë nga ushqyerja e pamjaftueshme e rëndë, për shkak të thatësisë e cila e goditi kontinentin dhe e cila do të mund të keqësohet për shkak të fenomenit "El Ninjo", paralajmëroi sot Fondi i fëmijëve i KB-së (UNICEF).
"Fenomeni 'El Ninjo' do të zhduket, por ndikimi ndaj fëmijëve do të ndjehet me vite", ka vlerësuar Lejla Garagozlo Pakala, drejtoreshë rajonale e UNICEF-it për Afrikën Lindore dhe Jugore.
"Bëhet fjalë për situatë deri më tani të paparë dhe mbijetesa e fëmijëve varet nga ajo që do të ndërmarrim tani", shpjegoi Pakala.
Ushqyerja e pamjaftueshme e rëndë reflekton në humbje të mëdha të kilogramëve dhe ajo është përgjegjëse për numrin e rritur të rasteve vdekjeprurëse tek fëmijët më të vegjël se pesë vjeç gjithkund në botë, thekson UNICEF.
Për shkak të korrjes së dobët çmimet e ushqimeve themelore po rriten, ndërsa banorët duhet ta zvogëlojnë sasinë e ushqimit që e konsumojnë, duke i ekspozuar fëmijët në uri dhe sëmundje.
Lesoto, Zimbabve dhe disa krahina në Republikën e Afrikës së Jugut veçmë shpallën gjendje të katastrofës natyrore.
KB vlerëson se 14 milionë fëmijë mund të ballafaqohen me mungesë të ushqimit në vitin 2016 në Afrikën Jugore, për shkak të korrjes së dobët vitin e kaluar në kombinim me thatësinë e rëndë. Pastaj e përmendin shtetin Malavi, ku urie u kanoset 2,8 milionë njerëzve./mia
