Botë
Në Malin e Zi vdiq një pacient nga "gripi i derrit"
17.02.2016 11:50
Një pacient i moshës 51 vjeçare vdiq nga "gripi i derrit" në Qendrën klinike në Podgoricë, lajmëruan mediat e Malit të Zi...

Nuk ka të dhëna nëse pacienti vuante nga sëmundje kronike, por ai nuk ka qenë i vaksinuar kundër gripit, theksohet në faqen e Institutit për shëndet publik të Malit të Zi.
Ky është rasti i parë i regjistruar i vdekjes në këtë sezon, ku është dëshmuar prania e virusit të tipit H1N1, i njohur si "gripi i derrit".
Siç transmeton BTA, javën e kaluar në Malin e Zi është regjistruar rritje e numrit të të sëmurëve.
Deri para dy ditëve në Qendrën për mikrobiologji pranë Institutit për shëndet publik janë konfirmuar infektime nga gripi i derrit tek 16 pacientë.
Prej 8 deri më 14 shkurt janë regjistruar 70 të infektuar, prej të cilëve pjesa më e madhe janë të moshës mes 25 dhe 64 vjeç./mia
