Futboll

Super dueli Roma – Real Madrid, sonte në TVM2

17.02.2016 13:29

Sonte zhvillohet njëra ndër përballjet më interesante të Ligës së Kampionëve në Olimpico të Romës, ku takohen Roma me Real Madridin...

Vendasit janë optimistë me trajnerin e ri Luciano Spalleti, ashtu sikurse edhe mysafirët me gjithashtu trajnerin e ri Zinedine Zidane.
 
“Kemi ekip për të krijuar shumë dhe besojmë se do t’ia arrijmë,” ka thënë Spalletti para ndeshjes së sontme. Në anën tjetër Zidane ka besim të madh te ekipi i tij dhe e sheh ekipin si favorit për të fituar Ligën e Kampionëve. “Real Madrid luan gjithnjë për fitore dhe kemi ekip për të fituar krejt garën,” ka thënë ai.
 
Te Roma në dyshim për paraqitje janë dy yjet e ekipit Daniele De Rossi dhe Francesco Totti për shkak të lëndimeve të lehta, ndërsa te Real Madridi të sigurt në mungesa janë Gareth Bale dhe qendërmbrojtësi Pepe.
 
Në duelin tjetër, Genti belg dhe Wolfsburgu gjerman janë befasitë e këtij stinori dhe pikërisht këto dy skuadra takohen në të tetën e finales së kësaj gare, ku kërkojnë çerekfinalen. Genti kaloi grupin duke lënë pas Valencian e Lyonin, ndërsa Wolfsburgu la pas Manchester Unitedin.
 
Wolfsburgu shihet si favorit për të kaluar tutje, por forma e tyre e dobët gjatë ndeshjeve të shkuara në Bundesligë, vë në dyshim këtë.
 
Në anën tjetër, Gent nuk ka çfarë të humb dhe pritet të luaj lojën e saj që e karakterizoi edhe gjatë fazës grupore.