Botë
Në Rumani është shitur mish i ngrirë i vjetër 40 vite
17.02.2016 13:40
Mish i ngrirë para 40 viteve, me siguri nga rezervat shtetërore, është ofruar në shitje në dy dyqane...

Mish i ngrirë para 40 viteve, me siguri nga rezervat shtetërore, është ofruar në shitje në dy dyqane në tregun qendror të qytetit në qytetin rumun të Detit të Zi, Kostanca, publikoi sot gazeta "Puterja".
Për fat të mirë asnjë blerës nuk ka blerë nga ky mish, thekson gazeta.
Autoritetet lokale kanë marrë kampione nga mishi dhe kanë konfirmuar se ai ka qenë i ngrirë në fillimin e viteve të 80-ta të shekullit të kaluar.
E gjithë sasia e mishit është konfiskuar dhe është shkatërruar.
Pronari i dyqaneve është arrestuar, ndërsa autoritetet po hetojnë se si mishi, i cili me siguri është nga rezervat shtetërore, ka mbërritur deri te tregu./mia
