Botë

Policia në Turqinë verilindore u përlesh me qindra demonstrues kundër ndërtimit të minierës

17.02.2016 14:10

Policia në Turqinë Verilindore sot hyri në përleshje me qindra aktivistë dhe banorë lokalë...

Policia në Turqinë Verilindore sot hyri në përleshje me qindra aktivistë dhe banorë lokalë, të cilët janë kundër ndërtimit të minierës për bakër në rajon, transmeton BTA.
 
Banorët lokalë kanë druajtje se me ndërtimin e minierës do të shkaktohen dëme në mjedisin e jetesës dhe do të shkatërrohen pyjet në rajonin malor Xheratepe në rrethinën e Detit të Zi, Artvin, që kufizohet me Gjeorgjinë.
 
Demonstruesit parkuan dhjetëra automjete dhe ngritën barrikada në rrugën Xheratepe, për ta bllokuar qasjen e makinerive ndërtimore në rajonin ku do të ndërtohet miniera.