“Uniteti” uron Pavarësinë e Kosovës
Pavarësia e Republikës së Kosovës është kthesa më e madhe historike e popullit shqiptar në shekullin e ri drejt pavarësisë, lirisë dhe demokracisë...

“Pavarësia e Republikës së Kosovës është kthesa më e madhe historike e popullit shqiptar në shekullin e ri drejt pavarësisë, lirisë dhe demokracisë. Ky përvjetor i tetë vërteton rrugën e drejtë në të cilën është duke hapëruar Kosova në ndërtimin e një demokracie multietnike, pluraliste dhe tolerante. Në këtë përvjetor të rëndësishëm për mbarë kombin shqiptar, gëzohemi për Kosovën si shtet i pavarur dhe urojmë që të përparojë drejt integrimit të plotë euro-atlantik dhe në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Gëuar tetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!”- thuhet në telegram-urimin e “Unitetit”.
