Maqedoni

PPD uron Pavarësinë e Kosovës

17.02.2016 15:14

Partia për Prosperitet Demokratik, në emër të anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj, qytetarëve të Republikës së Kosovës ua uron përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë..

“Partia për Prosperitet Demokratik, në emër të anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj, qytetarëve të Republikës së Kosovës ua uron përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë, duke uruar që të ndërtohet një Kosovë e fuqishme në aspektin ekonomik, social, kulturor e politik, një Kosovë e integruar në Evropë e NATO, ashtu siç e kanë ëndërruar arkitektët e saj: Isa Boletini, Bajram Curri, Ibrahim Rugova e të tjerë, si dhe miqtë tanë euro-atlantik, të cilët maksimalisht ndihmuan në çlirimin e saj dhe kontribuuan në ndërtimin e një shteti demokratik evropian.”,- thuhet në telegramin e PPD-së.