“Aleanca për shqiptarët” uron Pavarësinë e Kosovës
Kosova e pavarur dhe sovrane, ëndrra e gjeneratave të tëra që dhanë gjithçka nga vetja, sot është realitet...

“Kosova e pavarur dhe sovrane, ëndrra e gjeneratave të tëra që dhanë gjithçka nga vetja, sot është realitet. Dita e 17 Shkurtit 2008 është ngadhënjim i betejave shekullore, sakrificës së madhe për të rivendosur historinë, ngadhënjyer sistemin demokratik dhe çmuar përpjekjen humane. Pavarësimit të Kosovës i parapriu lufta çlirimtare, që bashkë me masën intelektuale të kombit krijuan arkitekturën e një shteti, ku garantohet liria dhe barabarësia për të gjithë qytetarët. Gjithë kjo e kaluar historike e përpjekjes titanike për të rivënë paqen e munguar, shpirtbardhësia e dëshmorëve dhe mundi intelektual përbëjnë sot inkurajimin më të madh për të gjitha institucionet shtetërore, që duhet të punojnë pareshtur për ta ngritur Kosovën në piedestalet e sukseseve në të gjitha sferat. Pra, të gjithë aktorët politik duhet të tregojnë kujdes ndaj institucioneve shtetërore, të cilat u ndërtuan me mund dhe sakrificë. Gëzuar tetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!"- thuhet në urimin e Aleancës për Shqiptarët.
