Maqedoni
Arifi pret përfaqësues të Këshillit të Evropës
17.02.2016 16:08
Komuna e Tetovës priti sot përfaqësuesit e Komisionit për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare në Këshillin e Evropës...

Temë kryesore e diskutimit ishte decentralizimi dhe implementimi i tij në praktikë, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen autoritetet lokale në përditshmëri.
Sipas Arifit, takimet e tilla janë një mundësi e mirë që përfaqësuesit ndërkombëtarë të krijojnë një pasqyrë reale mbi ecurinë e vendit.
“Sa i përket realizimit të obligimeve komunale sa funksionon decentralizimi, duke pasur parasysh faktin që Bashkimi Evropian këtë e ka një interes të madh dhe prioritet të rëndësishëm, dhe normalisht i informova për sa i përket aktiviteteve për të gjitha projektet që i ka Komuna e Tetovës me Bashkësinë ndërkombëtare dhe komunitetin evropian. Normalisht që dëshiroj të vlerësoj se qëndrimi i misioneve të tilla sigurisht do të jetë i shtuar në muajt në vijim”- deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
GAZMEND REXHEPI
