Botë

Pavarësia e Kosovës, Dade dhe Bumçi kundër protestës së opozitës

17.02.2016 17:00

Ish ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Arta Dade dhe Aldo Bumci, kanë përshëndetur tetë vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës...

Duke folur për zhvillimet e brendshme në Kosovë dhe protestat e opozitës, Dade dhe Bumci shprehen se kjo nuk i shërben të ardhmes së Kosovës. Sipas tyre, palët politike nuk duhet të tregohen të papërgjegjshme.
 
Tetë vjetori i Pavarësisë së Kosovës është përshëndetur edhe nga presidenti, Bujar Nishani, kreu i kuvendit, Ilir Meta, dhe zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar. 
 
Ndërkohë që duke filluar prej orës 14.00 në Prishtinë janë mbajtur protesta masive, të udhëhequra nga aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje.
 
LULJETA NDOKA