Sarkozi nën hetim, dyshime për fondet për financimin e fushatës
Ish–presidenti francez, Nikola Sarkozi, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Parisit për aferën “Bygmalion” lidhur me financimet e fushatës së tij presidenciale të vitit 2012...

61 vjeçari është thirrur nga prokuroria nën cilësinë e “dëshmitarit të asistuar” në lidhje me skandalin, çka për momentin nuk e vendos atë në ndjekje penale.
Prokuroria pariziene saktësoi se akuzat që rëndojnë mbi këtë aferë janë ato të falsifikimit të fondeve, mashtrimit si edhe abuzimit me besimin.
Kompania franceze e marrëdhënieve me publikun dyshohet se ka falsifikuar faturat financiare gjatë fushatës presidenciale të vitit 2012, për të fshehur kostot dhe për të mos kaluar tavanin e shpenzimeve elektorale prej 22.5 milionë eurosh, që është i fiksuar me ligj në Francë.
Afera “Bigmalion”, që mban emrin e shoqërisë që organizonte fushatën, ngre edhe një herë pikëpyetjet mbi një sistem të gjerë financimesh të paligjshme.
Sipas mediave franceze, vë në rrezik ambiciet e ish–presidentit për t’u ringjitur në pushtet në zgjedhjet e 2017-ës. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
