Obama kundër Tramp: Presidenca nuk është shou televiziv

17.02.2016 17:21

Donald Tramp vazhdon të kryesojë garën për nominim në kampin republikan, por perspektiva e tij për t’u bërë udhëheqës i Shteteve të Bashkuara nuk e bind aspak shefin e Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama...

“Elektorati nuk ka për ta zgjedhur, sepse amerikanët e dinë shumë mirë që drejtimi i kombit është çështje serioze”, tha Obama.

“Presidenca nuk do të thotë të moderosh një “talk shou’”, as një “reality shou”. Nuk është reklamë, nuk është marketing, është shumë e vështirë madje. Sepse udhëheqja e një kombi nuk është çështje kënaqësie, e nuk do të thotë se mund të bësh çfarë të duash, mjafton që atë ditë të mbushësh titujt e gazetave dhe edicionet informative”.

Miliarderi njujorkez ka fituar tashmë një zgjedhje paraprake, e sondazhet i japin epërsi dhe në Karolinën e Jugut, ku republikanët votojnë të shtunën. Deklaratës së kreut të administratës Trumpi iu përgjigj, duke thënë se e konsideron kompliment faktin që kritikohet nga një kryetar shteti, i cili ka bërë shumë për ta dëmtuar vendin e tij.