KShZ, nesër fillon procesi i kryqëzimit të të dhënave
17.02.2016 17:48
Nesër KShZ pritet të fillojë kryqëzimin e të dhënave të 10 institucioneve shtetërore për verifikim të listës zgjedhore...

Nga KShZ thonë se testimi i softuerit ka rezultuar i suksesshëm dhe gjithçka është gati për të filluar procesin.
Ai pritet të zgjasë 3-4 ditë dhe do të realizohet nga tre ekipe ekspertësh të pavarur.
Më pas do të vazhdojë edhe kontrolli në terren për rastet tek të cilat vërehet mospërputhje e rezultateve.
Në listën e zgjedhësve gjenden 1 milion e 804 mijë votues të regjistruar.
