Nadal rikthehet te fitorja në ATP Rio

17.02.2016 18:28

Rafael Nadal e nisi me këmbën e mbarë turneun 500 pikësh që po zhvillohet aktualisht në Rio De Janeiro...

Në raundin e parë të turneut brazilian, tenisti spanjoll nuk hasi shumë vështirësi për të avancuar më tej.

Nadal i cili ka triumfuar në Rio në vitin 2014 ndërsa në 2015-n pësoi një eliminim surpirzë nga italiani Fabio Fognini, në ndeshjen e ruandit të parë eliminoi në 2 sete bashkëkombasin e tij Pablo Carreno Busta.

Vetëm 5 game humbi në total ish numri 1 i Botës aktualisht i 5-ti në klasfikimin e Atp, përballë Carreno Bustas të cilin e mundi me shifrat 6-4  6-1.

Tashmë Nadal e sheh veten në ruandin e dytë ku do të masë forcat me një tjetër bashkëkombas pikërisht Nicolas Almagron që në ruandin e parë kaloi 2-1 me sete, Munoz De La Navan.

U kualifikua për më tej edhe ukrainasi Alexandar Dolgopolov, finalist në Rio Open në vitin 2014. 27-vjecari i cili pozicionohet i 33-ti në Botë në klasfikim e ATP mposhti me shumë vështirësi idhullin e tifozerisë vendase brazilianin Thomaz Bellucci. 2-1 me sete ishte rezultati i kësaj sfide në favor të Dolgopolov që mbylli gjithcka me Belluccin në 2 orë e 31 minuta lojë, me shifrat, 6-7( 3-7 në tiebreak), 7-5 6-2. 

U kualfikuan në ruandin e dytë të turneut brazilian edhe dy favoritët e tjerë, kampioni në fuqi David Ferrer dhe finalisti i vitit të kaluar italiani Fabio Fognini.