Botë
Shpërthim në një bazë ushtarake turke, 18 të vdekur, 45 të plagosur
17.02.2016 19:03
Një shpërthim i fuqishëm është verifikuar këtë pasdite në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, duke lënë 18 të vdekur dhe 45 të plagosur...

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave një automjet ka shpërthyer gjatë kalimit pranë saj të një autobusi me ushtarë turk në bord.
Turqia është goditur nga një seri sulmesh terroriste së fundmi, përfshirë atë të një atentatori vetëvrasës që muajin e kaluar u mori jetën 10 personave në Stamboll. (Top Channel)
