Lideri I BDI-së, Ahmeti uron Pavarësinë e Kosovës

17.02.2016 19:11

Lideri i BDI-së, Ai Ahmeti, ka uruar shqiptarët për 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës...

“Përvjetori i pavarësisë së Kosovës me risjell kujtimet për të gjithë dëshmorët, luftëtarët dhe veprimtarët e gjeneratave të ndryshme të kombit shqiptar të cilët sakrifikuan për të arritur deri tek shtetësia e Kosovës. Arritja deri tek liria dhe pavarësia ishte shumë e vështirë, por po kaq sfidues është edhe ndërtimi i shtetit modern, demokratik, të drejtë dhe të barabartë dhe kjo kërkon kontributin e të gjithë neve, por në veçanti të prijësve politik të Kosovës. Kosova është shumë e shtrenjtë për të gjithë ne dhe bashkarisht duhet ta ndihmojmë të tejkalon çdo sfidë me të cilën përballohet. Urime 8 vjetori i pavarësisë së Kosovës të nderuar vëllezër e motra, qoftë e përjetshme”, thuhet në telegram urimin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.