Delawie i kënaqur me protestën paqësore

17.02.2016 20:15

Delawie ishte në mesin e ambasadorëve më të zëshëm që ditëve të fundit ka bërë thirrje për protestë paqësore...

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, duket se është kënaqur që dita e sotme kaloi e qetë e pa incidente në Prishtinë.

Ai këtë e shprehu në llogarinë e tij në Twitter. “I kënaqur të shoh ditën e bukur të pavarësisë”, shkroi Delawie.

“Në Kosovë protesta ishte paqësore”, ka shkruar më tej diplomati amerikan.

Delawie ishte në mesin e ambasadorëve më të zëshëm që ditëve të fundit ka bërë thirrje për protestë paqësore.

Ai dhe të tjerët si ambasadori britanik e gjerman, janë  deklaruar hapur sea nuk mbështesin dhunën. (lajmi.net)