Maqedoni

Seanca të pesë komisioneve kuvendore

18.02.2016 09:16

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë pesë komisione kuvendore...

Në seancën e Komisionit për shëndetësi do të mbahet debat publik për Propozim-ligjin për Qendrën për përsosmëri për mjekësi të transplantimit dhe sëmundjeve kirurgjikale.
 
Komisioni për çështje ekonomike do të debatojë për propozim-ndryshimet e Ligjit për automjete në lexim të parë të parashtruara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji do t'i shqyrtojë Propozim-ligjin për shtigjet e skijimit dhe propozim-ndryshimet e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, që të dy në lexim të dytë.
 
Anëtarët e Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do të debatojnë për Propozim-ligjin për plotësim të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural në lexim të parë të parashtruar nga grupi i deputetëve të opozitës, ndërsa në rend dite të Komisionit ligjdhënës-juridik janë disa propozim vendime ligjore./mia