Botë
Të paktën 18 persona e humbën jetën në një sulm vetëvrasës në Ankara
18.02.2016 09:32
Tetëmbëdhjetë persona e humbën jetën, ndërsa 45 janë lënduar në shpërthimin e sotëm të automjetit - bombë në kryeqytetin e Turqisë...

Tetëmbëdhjetë persona e humbën jetën, ndërsa 45 janë lënduar në shpërthimin e sotëm të automjetit - bombë në kryeqytetin e Turqisë, deklaroi guvernatori i Ankarasë, Mehmet Kiliçer.
Shpërthimi është shkaktuar nga bomba e vendosur në automjet dhe është aktivizuar në momentin kur ka kaluar një furgon i cili ka transferuar personel ushtarak, njofton Si-En-En Turk.
Burimet e shërbimeve të sigurisë turke pohojnë se pas sulmit qëndron Partia punëtore kurde (PKK).
Zëdhënësi i Partisë në pushtet për drejtësi dhe zhvillim (AKP), Omer Çelik publikoi në Tuiter se shpërthimi ka jehuar në afërsi të Parlamentit, ndërtesës së Qeverisë dhe Shtatmadhorisë së armatës turke dhe se ky është "akt i terrorizmit".
Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur trafiku ka qenë i dendur derisa njerëzit janë kthyer nga puna. Disa automjete janë kapluar nga zjarri.
Ky është sulmi i dytë terrorist në Turqi për sivjet, ndërsa vitin e kaluar janë kryer dy sulme të mëdha, në të cilat jetën e humbën 137 persona.
12 janar 2016 - Njëmbëdhjetë turistë gjermanë e humbën jetën, ndërsa 16 persona janë lënduar në një sulm vetëvrasës të një bombardieri-vetëvrasës nga Siria në Stamboll.
10 tetor 2015 - 103 persona e humbën jetën dhe mbi 500 janë lënduar në një sulm të dyfishtë me bomba gjatë një proteste të qetë prokurde në Ankara, më i madhi në historinë e Turqisë. Qeveria e akuzoi Shtetin Islamik se është përgjejgjëse për sulmin.
20 korrik 2015 - 34 persona e humbën jetën dhe mbi 100 janë lënduar në sulmin vetëvrasës me bomba në qytetin Suruç, në afërsi të kufirit me Sirinë. Autoritetet e akuzuan SHI-në se është përgjegjëse për sulmin./mia
