Botë
Lëkundje tërmeti në zonën jugperëndimore të Shqipërisë
18.02.2016 09:44
Një tërmet me magnitudë 3 ballë është ndier gjatë orëve të para të ditës së sotme në qytetin e Vlorës, atë të Fierit...

Një tërmet me magnitudë 3 ballë është ndier gjatë orëve të para të ditës së sotme në qytetin e Vlorës, atë të Fierit, të Durrësit madje edhe në Tiranë, njoftojnë mediat shqiptare.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, rreth 34 kilometra në jugperëndim të qytetit të Vlorës.
Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga disa lëkundje më të lehta. Nuk ka të dhënë për dëme materiale./mia
