Botë

Erdogan: Turqia pa hamendje do ta përdorë të drejtën e saj të mbrojtjes pas sulmit të përgjakur në Ankara

18.02.2016 09:56

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia vendosmërisht do t'i përgjigjet sulmit të djeshëm me auto bombë ndaj autobusëve...

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia vendosmërisht do t'i përgjigjet sulmit të djeshëm me auto bombë ndaj autobusëve të armatës në qendrën e Ankarasë, në të cilin humbën jetën të paktën 28 persona dhe mbi 60 janë të plagosur, transmetuan mediat franceze.
 
"Duhet të dihet se Turqia në asnjë moment nuk do të hamendet, gjithkund dhe gjatë çdo rasti ta përdorë të drejtën e saj të mbrojtjes ligjore", thuhet në kumtesën e publikuar nga pres shërbimi i presidentit.
 
"Do të vazhdojmë gjithnjë e më vendosmërisht të luftojmë kundër pionëve, të cilët kryejnë sulme të këtilla dhe nuk njohin moral dhe kufij humanë, si dhe kundër forcave të cilat qëndrojnë pas tyre", thuhet në kumtesën, e cituar nga mediat britanike.
 
Shumica e të vrarëve dhe të plagosurve në atentatin e djeshëm janë ushtarë turq, duke përfshirë edhe oficerë, nënvizon TASS.
 
Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmush deklaroi se tani për tani nuk është e njohur se cilët janë autorët e atentatit./mia