Botë
Janari i vitit 2016 muaji i parë më i ngrohtë i vitit prej kur kryhen matjet e temperaturës
18.02.2016 10:14
Muaji janar i vitit 2016 është muaji i parë më i ngrohtë i vitit, prej kur kryhet matja e temperaturës nga fundi i shekullit 19-të...

Muaji janar i vitit 2016 është muaji i parë më i ngrohtë i vitit, prej kur kryhet matja e temperaturës nga fundi i shekullit 19-të, kumtoi Drejtoria kombëtare e SHBA-së për oqeane dhe atmosferë.
Në përgjithësi temperatura mesatare në sipërfaqen e tokës dhe të oqeanit është për 1.04 gradë Celsius mbi mesataren për shekullin e 20-të. Kështu që janari është muaji i parë më i ngrohtë i vitit që nga viti 1880 dhe e thyen rekordin paraprak nga viti 2007.
Janari i vitit 2016 është muaji i nëntë vijues, në të cilin temperatura mesatare e thyen rekordin mujor, që është tregues i ri për ngrohjen globale, thekson Drejtoria.
Në tërësi viti 2015 është më i ngrohti pasi kryhen matje të temperaturës, ndërsa dhjetori i vitit 2015 është muaji më i ngrohtë i vitit në 136 vitet e fundit.
