Maqedoni
Punëtori për menaxhim më efikas me furnizimin e ujit
18.02.2016 10:19
Në BE Info qendrën në Shkup sot do të mbahet punëtori për projektin "Reforma në sistemin e furnizimit me ujë...

Në BE Info qendrën në Shkup sot do të mbahet punëtori për projektin "Reforma në sistemin e furnizimit me ujë, grumbullimi dhe pastrimi i ujërave të zeza urbane në nivel lokal".
Qëllimi është që të mundësohet menaxhim me efikas me shërbimet për furnizim me ujë, grumbullim dhe pastrim të ujërave të zeza urbane, ndërsa me projektin janë përfshirë Qyteti i Shkupit dhe komunat, Tetovë, Gostivar, Manastir, Dibër, Kërçovë, Kumanovë, Kavadar, Strumicë, Radovish dhe Berovë.
Në punëtori do të marrë pjesë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, ndërsa në emër të Delegacionit të Bashkimit Evropian do të drejtohet Martin Klauke.
Projekti është implementuar nga ana e kompanisë "Eptica" në konzorcium me "Setek" dhe "Geing".
Punëtoria është në organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor./mia
