Maqedoni

Grupet partiake i vazhdojnë bisedimet për mediat

18.02.2016 10:26

Grupet partiake të punës me ndërmjetësim të Piter Vanhautes pritet që sot t'i vazhdojnë bisedimet për reformimin e sferës mediale...

Në raundin e mbrëmshëm të bisedimeve, në të cilat ishin të pranishëm edhe ambasadorët e BE-së dhe të SHBA-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, janë shqyrtuar ide të caktuara të reja, por pa përgjigje konkrete.
 
Pas takimit asnjë nga pjesëmarrësit nuk dha deklaratë. Me mesazh të shkurtër në Tuiter u prononcua vetëm Vanhaute, i cili shkroi: "ka progres, do t'i vazhdojmë bisedimet nesër pasdite".
 
Në deklaratë për mediat para takimit të djeshëm Vanhaute tha se mbetet që të bëhet akoma shumë, por se gjendja nuk është e pashpresë dhe për këtë edhe po bisedohet. "Do të vazhdojmë sa më shpejt të jetë e mundur, e pastaj do të shohim çka do të ndodhë në ditët në vijim. Por, nuk jam i sigurt se do të kemi sukses. Këshilli i Agjencisë së mediave është i rëndësishëm, si qëndrimi i tij, e gjithashtu edhe reklamimi qeveritar. Këto do të jenë temat kryesore", deklaroi Vanhaute./mia