Botë

Suedi: Shpërthim në ndërtesën e qendrës kulturore turke

18.02.2016 11:00

Ndërtesa e qendrës kulturore turke në periferi të Stokholmit mbrëmë u trondit nga një shpërtim, ndërsa policia citon se asnjë nuk është lënduar...

Qendra kulturore turke ndodhet në katin përdhes në një ndërtesë në periferinë Fitja, në kryeqytetin e Suedisë, të gjitha dritaret janë thyer.
 
Asnjë nuk është lënduar sepse brenda nuk ka pasur njerëz pasi qendra shumë kohë para shpërthimit ishte mbyllur, transmeton Tanjug.
 
Sipas të dhënave të policisë, asnjë nuk është  arrestuar dhe tan për tani nuk ka të dyshuar, ndërsa ekipi special e kontrollon vendin e shpërthimit./mia