Maqedoni
Janë dhënë 572 vërtetime të reja për kërkues të azilit
18.02.2016 11:21
Gjithsej 572 vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit janë dhënë gjatë 24 orëve për shtetas të huaj...

Prej tyre 169 janë të gjinisë mashkullore, 121 të gjinisë femërore dhe 280- fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe dy fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
Siç kumtoi sot MPB-ja, sipas shtetësisë, më së shumti vërtetime janë dhënë për shtetas të Sirisë 189, të Afganistanit 176 dhe 207 të Irakut.
Nga 1 janari i vitit 2016 deri dje u janë dhënë vërtetime gjithsej 81.976 shtetasve të huaj, prej të cilëve 32.668 janë të gjinisë mashkullore, 17.752 të gjinisë femërore dhe 31.369 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 187 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë 39.461, Afganistanit 25.763 dhe të Irakut 16.749.
Gjatë ditës së djeshme deri te Sektori për azil nuk janë dorëzuar kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit . Nga 1 janari i vitit 2016 deri dje deri te Sektori për azil kërkesë për njohje të azilit kanë parashtruar 10 persona (shtatë nga Afganistani dhe tre nga Siria) në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht.
Në Qendrën e pranimit për kërkues të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për 17.02.2016 janë evidentuar gjithsej nëntë kërkues të azilit..Prej tyre gjashtë janë burra, një grua dhe dy fëmijë me shoqërim të kujdestarit.
Në mënyrë shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, një burrë, një grua, pesë fëmijë të mitur me shoqërim të kujdestarit, pesë persona të mitur pa shoqërues janë përkujdesur në vend tjetër, të caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./mia
