Botë

Izraeli ka kryer sulm raketor ndaj pikave ushtarake në Siri

18.02.2016 11:43

Izraeli ka kryer sulm raketor ndaj postblloqeve ushtarake në Siri, në afërsi të kryeqytetit Damask, kumtoi Observatori sirian...

Izraeli ka kryer sulm raketor ndaj postblloqeve ushtarake në Siri, në afërsi të kryeqytetit Damask, kumtoi Observatori sirian për monitorimin e të drejtave të njeriut me seli në Britani të Madhe, transmeton Fena.
 
Është saktësuar se sulmi ka ndodhur në rrugën e cila çon deri në provincën Dara, por nuk është përmenduar shkalla e dëmit.
 
"Lokacioni është goditur me tre raketa, të cilat kanë bërë dëm material", citohet në raportin e Observatorit sirian.
 
Gjithashtu, është cituar, se "nuk është e njohur nëse anëtarët e Hezbollahut ishin në vendin e lokacioneve ose jo".
 
Një burim i forcave proqeveritare të Bashar al Asadit e ka mohuar raportin,  duke pohuar se mbrëmë nuk ka pasur goditje ushtarake izraelite në Siri, por përgjigje zyrtare ende nuk ka.
 
Televizioni i Hezbollahut libanez A-Manar, gjithashtu e ka mohuar raportin.
 
Izraeli më parë ishte akuzuar se ka kryer sulm raketor ndaj vendeve të caktuara në Siri, të cilat i përkasin ushtrisë siriane dhe Hezbollahut, aleatët e Asadit./mia