Botë

Davutogllu: Autori i sulmit në Ankara është anëtar i kurdëve sirianë

18.02.2016 11:53

Kryeministri turk Ahmed Davutoglu, deklaroi se sot është identifikuar autori i sulmit me auto-bombë në Ankara dhe se ai është anëtar i milicisë siriane...

Kryeministri turk Ahmed Davutoglu, deklaroi se sot është  identifikuar autori i sulmit me auto-bombë në Ankara dhe se ai është anëtar i milicisë siriane kurde Forcat për Mbrojtjen e Popullit (FMB), transmeton BTA-ja.
 
Davutogllu tha se FMB-ja sirano-kurde e ka kryer sulmin në bashkëpunim me luftëtarët e partisë në Turqi. Ai theksoi se sulmi me bombë, në të cilin kanë humbur jetën 28 persona, tregoi se FMB-ja është grup terrorist.
 
Davutoglu gjithashtu njoftoi se pas sulmit janë arrestuar nëntë persona dhe njëkohëshisht pret bashkëpunim me aleatët në luftën kundër FMB-së./mia