Botë
Në Rusi shkatërrohet grupi kriminel ndërkombëtar për falsifikim të dokumenteve për xhihadistë
18.02.2016 12:04
Shërbimi federal rus për siguri, i ndihmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ka shkatërruar një grup kriminel ndërkombëtar...

Shërbimi federal rus për siguri, i ndihmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ka shkatërruar një grup kriminel ndërkombëtar, i cili ka falsifikuar dokumente për qytetarë të Rusisë, të cilët kanë shkuar të luftojnë në radhët e grupacionit Shteti Islamik.
Në operacion janë arrestuar 14 anëtarë të dyshuar të grupit, njofton TASS.
Selia e grupit ka qenë në rajonin e Moskës, ku ka përgatitur dokumente të rreme për qytetarët e Rusisë dhe të vendeve nga Bashkësia e shteteve të pavarura, të cilët ilegalisht janë larguar për Siri, që të luftojnë në anën e xhihadistëve.
Në shtypshkronjat dhe laboratoret janë përgatitur falsifikime edhe për dy dërgesa diversante nga liderët e SHI-së në Rusi, si dhe për migrantët ilegalë./mia
