Botë

Ganë: Nga përplasja e një autobusi dhe një kamioni 53 viktima

18.02.2016 12:30

Të paktën 53 persona e kanë humbur jetën në Ganë në përplasje të drejtëpërdrejtë midis një autobusi dhe një kamioni...

Të paktën 53 persona e kanë humbur jetën në Ganë në përplasje të drejtëpërdrejtë midis një autobusi dhe një kamioni, që është një prej aksidenteve më të vështira të trafikut në vend viteve të fundit, njoftoi sot policia.
 
Aksidenti ka ndodhur gjatë natës në rreth 420 kilometra në veri të kryeqytetit Akra, transmeton Tanjug.
 
Autobusi ka udhëtuar për në Tamale, qytet në veri të vendit kur është përplasur me një kamion i cili ka transportuar domate, njoftoi shefi rajonal i policisë Maksuel Atingane./mia