Obama vizitë historike në Kubë, republikanët kundër presidentit
Presidenti amerikan, Barack Obama, do të vizitojë Kubën në javët e ardhshme, në kuadër të një turi në Amerikën Latine...

Obama bëhet kështu presidenti i dytë amerikan në histori që do të udhëtojë në Kubë pas Calvin Coolidge në vitin 1928. Uashingtoni dhe Havana rivendosën marrëdhëniet diplomatike në korrikun e kaluar dhe administrata amerikane hoqi kufizimet ndaj tregtisë dhe udhëtimeve pas një bllokimi prej 54 vjetësh.
Republikanët në Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar vizitën, duke deklaruar se ajo nuk mund të ndodhë për sa kohë familja Castro është në pushtet.
Kandidatët republikanë për president, Marco Rubio dhe Ted Cruz, të dy fëmijë të emigrantëve kubanezë në Shtetet e Bashkuara, deklaruan se vizita është e gabuar, pasi sipas tyre, Kuba ende nuk është vend i lirë.
Në dhjetor, Obama deklaroi për “Yahoo News” se dëshironte të takonte disidentët politikë në Kubë për t’i ndihmuar në futjen e qeverisë kubaneze në një drejtim të ri”.
Havana zyrtare ka reaguar duke deklaruar se, vizita e zotit Obama është e mirëpritur, por ai nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit.
Vizita e presidentit amerikan mund të përkojë me nënshkrimin e marrëveshjes së paqes në Havana mes qeverisë kolumbiane dhe rebelëve të FARC, që pritet të bëhet më 23 mars.
BELINDA KOKA-ADEMI
