Bruksel, samit për reformat e kërkuara nga Britania
Bashkimi Evropian nis sot një samit dyditor në Bruksel, ku në krye të agjendës do të jetë reformimi i BE-së...

Reformat janë kërkuar nga kryeministri i Britanisë, David Cameron, i cili ka paralajmëruar se nëse ato nuk ndodhin, vendi i tij mund të dalë nga BE-ja.
Këtë muaj, presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, ka paraqitur një propozim-marrëveshje për reforma në BE, në përpjekje për të bindur Mbretërinë e Bashkuar që të mbetet brenda.
Propozimet përfshijnë “ndërprerje urgjente” të pagesave të përfitimeve për punëtorët migrantë të BE-së dhe mbrojtje për vendet që nuk përdorin monedhën euro.
Polonia dhe tre vende të tjera raportohet se rezistojnë të kufizojnë mirëqenien, ndërsa Franca është kundër ndryshimeve të rregulloreve financiare.
