Botë

Në Irak dënim me vdekje për 40 persona për shkak të masakrës në Tikrit

18.02.2016 14:37

Gjykata irakiane caktoi sot dënim me vdekje për një grup prej 40 burrash për shkak të pjesëmarrjes në masakrën...

Gjykata irakiane caktoi sot dënim me vdekje për një grup prej 40 burrash për shkak të pjesëmarrjes në masakrën ndaj rekrutëve shiit irakian në qershor të vitit 2014, që e kanë kryer xhihadistët dhe aleatët e tyre.
 
Gjykata penale qendrore në Bagdad shpalli 40 nga 47 të akuzuarit si fajtorë për pjesëmarrje në masakrën "Speiçer", të quajtur sipas bazës në afërsi të së cilës janë zënë viktimat para se të ekzekutohen.
 
Bëhet fjalë për bazën e aviacionit në Tikrit, ku janë robëruar 1.566 kadetë më 12 qershor të vitit 2004 në operacionin për ndërmarrje të vendlindjes së Sadam Hyseinit, nga të cilët shumica janë vrarë.