Maqedoni

Asambleja Parlamentare e KE-së: politika të fokusohet në mbajtjen e zgjedhjeve fer

18.02.2016 15:13

Nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinës të lënë anash ndasitë dhe t’i përkushtohen zbatimit të dokumentit dhe realizimit të zgjedhjeve fer dhe demokratike...

Vlerësimi vjen nga raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pas vëzhgimit disaditor të situatës në vend. Sipas tyre, marrëveshja politike paraqet moment pa presedan për vendin në këtë periudhë krize politike, andaj dhe duhet të realizohet në tërësi.
 
“Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme është diçka që janë marrë vesh gjitha forcat politike. Apelojmë deri te ata që mos të lëshojnë mundësinë t’i vazhdojnë bisedimet dhe të arrijnë kompromis, gjegjësisht të arrijnë në pikën për t’u organizuar zgjedhje përmbajtësore. Ashtu siç ishte nënvizuar në marrëveshje, kjo do të duhet të arrihet në interes të qytetarëve, të cilët kanë të drejtën e zgjedhjeve fer dhe demokratike”- tha raportuesi i Asamblesë Parlamentare të KE-së, Valerij Gileçi.
 
Raportuesja, Liza Kristofersen, thotë se pastrimi i listës zgjedhore është kyç për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte.
 
Por, sipas saj, trasimin e rrugës drejt zgjedhjeve do të duhet ta ndihmojnë qeveria teknike bashkë me Ministrinë e Brendshme dhe të Sociales, ndërkaq Prokuroria Speciale dhe gjykatat të bëjnë punë të pavarur.
 
“Pastrimi i listës zgjedhore është çështje kyçe. Dorëheqja e kryeministrit dhe formimi i qeverisë teknike, ku dy ministritë kyçe, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Sociales i drejtojnë anëtarët e opozitës, do të duhet që të trasojnë rrugën për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme. Ne tani presim që prokurorja speciale të kryej hetime thelbësore dhe të pavarura pa ndërhyrje politike dhe gjyqësori të çojë procesin deri në fund”- theksoi raportuesja e Asamblesë Parlamentare të KE-së, Liza Kristofersen.
 
Konstatimet e tilla do të prezantohen më 10 mars në Asamblenë Parlamentare në Paris.
 
Raportuesit evropian rikthehen në Maqedoni për të mbikëqyrur zgjedhjet e parakohshme, zhvillimin e demokracisë në vend, por paralelisht edhe reformat, si pavarësimi i gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e mediave.
 
MERAL ISMAILI