Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Ademi: Emrat e përfolur, spekulime mediatike
18.02.2016 16:40
Disa media në vend dje publikuan lajmin se rektor i ri i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup do të jetë ish ministri i Arsimit nga radhët e BDI-së, Azis Pollozhani...

Por, këto informata ministri aktual, Abdylaqim Ademi, i ka quajtur thjesht spekulime mediatike. Ende është herët të flitet se kush do të jetë njeriu i parë i këtij universiteti, meqë akoma nuk janë themeluar komisionet përzgjedhëse, ka komentuar sot Ademi.
“Universitetet janë të pavarura, i emërojnë dhe i marrin vendimet e tyre në mënyrë autonome. Kështu që tash për tash ato janë spekulime, ende nuk janë themeluar komisionet amë dhe komisionet amë do të udhëheqin deri në konstituimin e organeve legale të universitetit” – tha ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi.
