Shpërndarja e parlamentit, kushtetuesja hedh poshtë iniciativën e Trajanovit

18.02.2016 17:13

Gjykata Kushtetuese e refuzoi nismën e kreut të Aleancës Demokratike, Pavle Trajanov, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shpërndarjen e shtyrë të parlamentit më 24 shkurt...

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese me shumicë votash ranë dakord që nuk kanë juridiksion të vendosin rreth kësaj çështjeje, sepse nuk bëhet fjalë për ligj, por për një akt të miratuar nga parlamenti.

Iniciativa për shpërndarjen e prolonguar të parlamentit u votua më 18 janar me votat e deputetëve të koalicionit qeveritar dhe kreu i AD-së, Trajanov, deklaroi se votimi i shpërndarjes së parlamentit, një muaj para se ajo vërtetë të ndodhë, është në kundërshtim me kushtetutën.