Gruevski: LSDM ka frikë nga zgjedhjet

18.02.2016 17:37

Lideri i VNMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, sot sërish doli me vlerësim se opozita frikohet nga zgjedhjet. Në zgjedhje,-ka porositur Gruevski-vendos populli, a Maqedonia do ta fitojë edhe këtë krizë të imponuar nga ana e LSDM-së....

Gruevski akuzoi se kundërshtarët politik gjithë kohën e harxhojnë për akuza, shpifje, manipulime dhe skandale. Megjithatë, edhe përkundër gjithë kësaj-ka shtuar ai-garniturë e VMRO-DPMNE-së përmes mbledhjeve dhe takimeve të gjata vendos, krijon, dhe shkruan projekte për qytetarët.

“Për atë arsye LSDM dhe Zaevi frikohen nga zgjedhjet, sepse frika kryesore e tyre është përgjigja e qytetarëve, të cilët shumë mirë e dinë se çka është duke ndodhur. Zgjedhjet do të jenë përgjigje të cilën LSDM do ta merr jo nga VMRO-DPMNE, por nga vetë qytetarët e Maqedonisë. Përgjigjja do të jetë një, ‘JO’ e zëshme ndaj të gjitha spekulimeve, aferave, kërcënimeve dhe paralajmërimeve nga Zaev për burgosje. Një ‘JO’ ndaj etiketimeve publike, kërcënimeve dhe obstruksioneve, dhe një ‘PO’ e madhe për punën programin dhe për zhvillimin e shpejtë, si dhe për realizimin e një numri të madh të projekteve të reja”- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.