Sot përfundon afati për marrëveshje për mediat, Vanhaute optimist: Duhet vetëm vullnet politik

18.02.2016 17:46

Grupi punues duhet të arrijë marrëveshje për mediat gjatë këtij takimi, pasi sot është afati i fundit që palët duhen të bien dakord edhe për pakon ligjore që rregullon këtë fushë...

Ndërmjetësuesi, Piter Vanhaute, paralajmëron se, nëse nuk ka marrëveshtje për të gjitha çështjet që burojnë nga marrëveshja politike e dy qershorit, atëherë nuk kemi marrëveshje.

Sipas tij, problemi rreth mediave mund të zgjidhet brenda pak orësh nëse partitë politike kanë vullnet të mirë.  

“Nëse ka vullnet, ne mund të zgjidhim shumë probleme brenda pak orësh dhe nuk do të ketë nevojë të punojmë gjithë natën. Nëse nuk ka vullnet, do të na duhet kohë për të arritur marrëveshje, ne kemi marrëveshje, nëse kemi marrëveshje për çdo gjë, nëse nuk kemi marrëveshje për çdo gjë nuk kemi marrëveshje”- deklaroi ndërmjetësuesi i KE-së, Piter Vanhaute.

Pavarësisht ngecjeve, Vanhaute është optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda afatit. Ai kërkoi konstruktivitet nga katër partitë politike, që të mund të arrihet kompromis deri në fund të ditës.

Sipas tij, deri tani, janë tejkaluar disa nga problemet kryesore. Çështjet kyçe janë kompozicioni dhe funksionimi i Këshilliti të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele dhe përbërja dhe funksionimi i Këshillit të Servisit Publik; reklamat qeveritare, si një çështje shumë e rëndësishme politike dhe çështje të tjera.

Në punimet e grupit punues asiston edhe ambasadori amerikan, Xhes Bejli, dhe zëvendësambasadori i BE-së. (Shpëtim Nuredini, TVM2)