Botë

BE premton rritjen e përpjekjeve në luftën kundër terrorizmit pas sulmit në Ankara

19.02.2016 09:38

Vendet nga BE-ja do t'i rrisin përpjekjet në luftën kundër terrorizmit, premtuan liderët e tyre pas sulmit terrorist në kryeqytetin e Turqisë Ankara...

Vendet nga BE-ja do t'i rrisin përpjekjet në luftën kundër terrorizmit, premtuan liderët e tyre pas sulmit terrorist në kryeqytetin e Turqisë Ankara të mërkurën, transmeton agjencia gjermane DPA.
 
"Aktet e terrorizmit, pa dallim prej kujt kryhen dhe pa dallim se ku janë, çdoherë janë të papranueshme", theksuan shefat e vendeve ose qeverive të vendeve nga BE-ja në deklaratën e përbashkët, e bërë në kuadër të samitit në Bruksel, dhe njëherit dënuan sulmin.
 
"Bashkimi Evropian dhe anëtarët e tij do t'i rrisin tentativat për ballafaqim me këtë të keqe, në bashkëpunim me partnerët tanë" theksohet në kumtesë, cituar nga DPA.
 
"Shprehim keqardhjen tonë më të thellë të familjarëve dhe miqve të viktimave dhe e shprehim solidaritetin tonë me popullin e Turqisë" shtojnë liderët e vendeve nga BE-ja./mia